75 Mall Live Search
12:41 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / MSH

Kroacia rrezikohet nga përmbytjet

Masat e mbrojtjes nga përmbytjet pritet të shpallen në disa pjesë të Kroacisë për shkak të rritjes së nivelit të ujit në pjesët e poshtme të pellgjeve të lumenjve pas reshjeve të dendura.

Mediat vendëse shkruajnë se autoritetet u druhen përmbytjeve të shpejta dhe rrëshqitjeve të dherave, veçanërisht në rrugët malore dhe në Adriatik.

Grupet e punës dhe emergjencat civile po punojnë, që situatën ta mbajnë nën monitorim të plotë.