Kroacia rrezikon kalimin nga grupi, barazon me Çekinë

Kroacia është duke e rrezikuar seriozisht kalimin nga grupi.
Sot, kroatët barazuan rezultat 1:1 ndaj Çekisë, transmeton Indeksonline.
Të parët që kaluan në epërsi ishin çekët. Patrick Schick shënoi nga penaltia në minutën e 38-të.
Kroatët barazuan në minutën e 48-të me anë të Ivan Perisicit.
Kombëtarja e Kroacisë ka vetëm 1 pikë, kurse Çekia shkon në kuotën e 4 pikëve./Indeksonline/