17:06 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kroacia shënon 26 vjetorin e shkëputjes nga Jugosllavia

Më 8 tetor të vitit 1991, Kroacia ka shënuar përvjetorin që konfirmonte ndërprerjen e të gjitha lidhjeve me shtetin jugosllav.

Në atë kohë, Zagrebi dhe zyra e presidentit Franjo Tugjman, u bombarduan nga ushtria jugosllave (JNA), e me këtë rast u detyruan të mbahej takimi fshehurazi, shkruan dega në Zagreb e Balkaninsight.

Më 8 tetor të këtij viti, Parlamenti mbajti një seancë të fshehtë, ku aty u vendos të shkëputeshin të gjitha lidhjet me Jugosllavinë.

Në këtë mënyrë, u njoh deklarata e mëparshme e pavarësisë së Kroacisë nga Jugosllavia, e miratuar më 25 qershor të vitit 1991.

Kështu u shkëputën të gjitha lidhjet shtetërore dhe juridike me të gjitha krahinat tjera të Jugosllavisë.

JNA, u shpall ushtri okupuese dhe u detyrua të largohej nga territori kroat.

Me këtë rast, anëtarët e Komunitetit Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u ftuan të krijojnë marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kroacisë.

Njohja e plotë e Kroacisë u bë në janar të vitit 1992, pasi Gjermania dhe vendet tjera të BE-së njoftuan për njohjen e këtij shteti të ri.