75 Mall Live Search
11:10 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Kroacia shënon numrin rekord të viktimave nga Covid19

Numër rekord i vdekjeve të reja nga koronavirusi u regjistrua sot në Kroaci, madje 32. Në 24 orët e fundit, u regjistruan 1,165 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 14,734.

32 është numri i viktimave në Kroaci në 24 orët e fundit, çka përbën rekord të zi në këtë shtet, shkruan Indeksonline.

Vetëm në Zagreb në 24 orët e fundit më shumë se 900 njerëz kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Shqetësuese është fakti që nga 960 të testuar, 920 kanë rezultuar pozitiv në kryeqytetin kroat.

Mediat thonë se Zagrebi është duke u shqetësuar seriozisht nga kolapsimi i sistemit shëndetësorë./Indeksonline/