75 Mall Live Search
22:37 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Gj Sh

Kroacia siguron Botërorin

Kroacia është kombëtarja e radhës e cila ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Kombëtarja kroate sot arriti fitore 3-1 ndaj Ishujve Faroe, duke siguruar vendin e parë në grupin L, shkruan IndeksOnline.

Në fakt Ishujt Faroe kaloi e para në epërsi me golin e David Turi, në minutën e 16-të.

Pas shtatë minutave Jasko Gvardiol barazoi shifrat në 1-1.

Petar Musa i dha epërsinë Kroacisë në minutën e 57-të, derisa fitoren e vulosi goli i Nikola Vlasic, në minutën e 70-të.

Pas kësaj fitore, Kroacia si ledere e Grupit L, me 19 pikë siguron biletën për Kampionatin Botëror. pasi kur ka mbetur edhe një ndeshje, ka 6 pikë më shumë se Republika e Çekisë./IndeksOnline/