75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / Gj. Sh

Kroacia teston aeroplanët Rafale që i bleu nga Franca

Kroacia – shtet anëtar i NATO-s, ka testuar avionët luftarakë ”Rafale” që i bleu nga Franca.

Ata janë testuar gjatë ditës së sotme, ku IndeksOnline ka siguruar pamje.

Rafale është një aeroplan i gjithanshëm me shumë role, i aftë për të kryer të gjitha misionet e caktuara për një avion luftarak: parandalim bërthamor, depërtim dhe sulm në tokë në çdo mot, sulm në det, epërsi mbrojtëse dhe ajrore, ndërhyrje me rreze të gjatë, furnizim me karburant ajër-ajër, zbulim taktik dhe strategjik. Aftësia moderne e fituar forcon jo vetëm Forcat Ajrore, por edhe Forcat Tokësore dhe Detare.

“Kjo është një ditë historike për Kroacinë! Gjashtë avionët e parë luftarakë Rafale ruajnë nga sot qiejt kroatë. Siguria e vendit tonë është ngritur në një nivel që nuk ka qenë kurrë më parë. Jemi krenarë që realizojmë investimin më të madh në kapacitetet e ushtrisë kroate”, kishte thënë kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq pas blerjes së tyre.