75 Mall Live Search
12:48 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / B O

Kroacia vazhdon me trajnerin e suksesshëm, Zlatko Daliç firmos rinovimin e gjatë

Zlatko Daliç do të jetë trajneri më jetëgjatë në stolin e Kroacisë madje edhe më i suksesshmi edhe pse nuk ka fituar ende asnjë trofe.

Pasi arriti një tjetër kualifikim historik për në Kupën e Botës 2022 ku në fund shpërtheu edhe në lot, 55-vjeçari shpërblehet nga Federata e Futbollit të vendit ballkanas me një rinovim të gjatë.

Siç bëri të ditur sot, Zlatko Daliç do të jetë në krye të Kroacisë të paktën deri në Europianin e ardhshëm, pra firma është konfirmuar për vite të tjera që do të thotë 2 kompeticione të tjera me të në krye.

Trajneri kroat mori drejtimin e kombëtares në Tetor të 2017 duke udhëhequr ballkanasit në një vend të dytë historik në Botërorin e Rusisë në 2018 ku u mund nga Franca në finale e përveç saj, ajo që pranohet nga të gjithë është fakti që Kroacia ka bërë një hap shumë të madh cilësor përpara ndaj dhe Federata ka njohur meritat e tij duke e shpërblyer me këtë rinovim të gjatë.