Kroatët prezantojnë makinën elektrike me 1888 kuajfuqi
Brendi kroat i veturave, Rimac Automobili, kanë prezantuar në Gjenevë veturën e dytë elektrike, e quajtur C_Two.
C_Two është hipervetura e radhës nga Rimac, ndërsa kësaj radhe është shumë më e fuqishme transmeton IndeksOnline.
Fuqia e saj vjen nga motori elektrik që gjeneron 1888 kuajfuqi (1427 kW) dhe 2300 nm torkë, të cilat i japin disa specifika sa të frikshme aq edhe marramendëse.
Shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 1,8 sekonda, kurse 0-300 km/orë për 11,8 sekonda. Shpejtësia maksimale e C_Two është 415 km/orë.
Rimac C_Two ka bateritë 120kWh nga litiumi, të cilat mund të mbushen 80% për vetëm 30 minuta, e me një mbushje të vetme të baterive mund të përshkoj 640 kilometra rrugë.
Përvec gjitha këtyre, Rimac C_Two posedon lëvizje autonome të nivelit 4, gjë që e bën atë një ndër veturat më inteligjente deri tani.
Cmimi i Rimac C_Two është 1,2 milionë euro. /IndeksOnline