20:01 / E Martë, 27 Prill 2021 / A. A

Kroenke: Arsenali nuk është në shitje

Familja Kroenke që ka shumicën e aksioneve te Arsenali, ka reaguar pas protestave të tifozëve që kanë kërkuar largimin e tyre nga klubi londinez.

Stan dhe Josh Kroenke kanë bërë të ditur që Arsenali nuk është në shitje.

“Ditët e fundit kemi vërejtur spekulime të mediave në lidhje me një ofertë të mundshme për marrjen në kontroll të Arsenal Football Club.

Ne mbetemi 100% të përkushtuar ndaj Arsenalit dhe nuk po shesim asnjë pjesë në klub. Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë dhe nuk do të kosiderojmë asnjë ofertë.

Ambicia jonë për Arsenalin mbetet të konkurrojë për të fituar trofetë më të mëdhenj në lojë dhe fokusi ynë mbetet në përmirësimin e aftësisë konkurruese në fushë për ta arritur këtë.

Stan Kroenke dhe Josh Kroenke”

/Indeksonline/