75 Mall Live Search
22:14 / E Premte, 03 Janar 2025 / MSH

Krojmiri i tha “PO” Ollurit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosoves, Ardian Olluri, sot qëndroi në Krojmir të Lipjanit.

Në mesin e të rinjve të kësaj zone, Olluri mori motiv dhe përkrahje për zgjedhjet qëndrore të 9 shkurtit, shkruan IndeksOnline.

“Takimi me të rinjtë e fshatit Krojmir. Të motivuar më shumë se kurrë për ta bërë ndryshimin!”, u shpreh Olluri, në një postim në Facebook.

Në listën e LDK-së, Olluri bartë numrin 58.