10:22 / E Diele, 07 Mars 2021 / Ç.Q

Krokodili gëlltiti 8 vjeçarin, bashkëfshatarët vendosen në ndjekje të tij dhe nxjerrin të miturin

Një djalosh 8 vjeçar është vrarë tragjikisht nga një krokodil, ndërkohë që lahej në lume me vëllain e tij të vogël.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Indonezi, teksa ka qenë babai i të voglit ai që ka rendur pas kafshës pasi ka parë të gjithë skemën.

Krokodili 6 metra i gjatë u gjet një ditë pas ngjarjes nga vendasit, të cilët pasi e prenë stomakun e tij duke nxjerrë trupin e pajetë të të miturit.

Zyrtari i kërkimit dhe shpëtimit tha se familja shkonte shpesh në lumë për t’u larë dhe për të marrë ujë për gatim.