75 Mall Live Search
20:02 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Krokodili ngec në pusetën e ujërave të zeza në Florida

Një krokodil ka dalë nga një pusetë e ujërave të zeza në Florida. Lajmin e ka bërë të ditur ABC News me anë të një fotoje në Instagram. Ky krokodil ka ngecur në pusetë pas një stuhie shiu që përfshiu vendin.

Ndërkohë që në lidhje me këtë rast efektivët e policisë kanë shkruar që të ndihmojnë krokodilin që të dalë nga puseta që ka ngecur.

“Krokodili ka ngecur në një pusetë që kullon ujin. Efektivët e policisë në Sarasota së bashku me disa ekspertë e kanë ndihmuar krokodilin që të dalë nga puseta që është futur,” shkruan ABC News.