Kronologji e aksidentit në Çagllavicë, rrahja e australianit nga britaniku!

Një rrahje ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në Çagllavicë afër “Hotel Emerald”, si pasojë e një aksidenti trafiku.
IndeksOnline mëson se në përleshjen fizike janë përfshirë një britanik dhe një shtetas australian. Ky i fundit vepron si biznesmen i fuqishëm në Republikën e Kosovës.
Personi që nisi rrahjen ishte shtetasi anglez i cili e sulmoi fizikisht O.J.
Mësohet se australiani gjendet në Spital.
Ndryshe, IndeksOnline ka publikuar dje videon e kësaj rrahje.
Më poshtë, pamjet: