Kroos lajmërohet nga karantina, tregon gjendjen e tij

Skuadra e Real Madridit aktualisht është e vetë-izoluar pasi që një basketbollist doli pozitiv me koronavirus.
Skuadra e futbollit dhe ajo e basketbollit kishin pasur kontakte në mes vete dhe po qëndrojnë të mbyllura pasi Thomkins është infektuar.
Mesfushori gjerman, Toni Kroos është lajmëruar nga karantina ku ka dhënë një intervistë për televizionin “ProSieben”.
Ai ka thënë që është mirë dhe ka mjaftueshëm gjëra të nevojshme për të kaluar këtë “armik”.
“Familja ime dhe unë jemi mirë, pa simptoma. Ne jemi në formë“, ka thënë mesfushori, shkruan Indeksonline.
“Unë nuk jam i mërzitur, ju mund ta imagjinoni me tre fëmijë. Nuk ju mërzit dita në shtëpi. Por nëse shikoni majtas dhe djathtas, gjëja kryesore është që ne të gjithë jemi mirë“, tha një Kroos.
“Këtu në shtëpi i bëj flokët gjithashtu, por i bëj vetëm për gruan time sidoqoftë“.
Mesfushori i Realit gjithashtu tha se, falë fëmijëve të tij, ai ha petë çdo ditë dhe tregoi me të qeshura: “Unë kam shumë letër higjienike në shtëpi”.
Kroos gjithashtu komentoi edhe shterjen e Kampionatit Evropian për vitin e ardhshëm.
“Kur do të luhet përsëri kjo është më e pakta. Gjëja kryesore është kur ta heqim këtë armik të padukshëm. Që gjithçka ka përsëri në normale”, tha ndër të tjera Toni Kroos.
Lojtarët e Real Madrid që po qëndrojnë të mbyllur janë duke ndjekur një program strikt të stërvitjeve vetanake. /IndeksOnline/