75 Mall Live Search
23:34 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / Gj. Sh

Kroos pensionohet nga futbolli duke e fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve

Real Madridi trimfoi ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 2-0, në finale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për Toni Kroosin, e cila ishte ishte e fundit për të në fanellën e bardhë.

Kroosi pensionohet nga futbolli duke e fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve, pesë herë me fanellën e Real Madridit dhe njëherë me Bayern Munchen.

Ndryshe, Reali e fitoi trofen e Ligës së Kampionëve për herë të 15-të në histori të klubit.