75 Mall Live Search
14:28 / E Diele, 13 Prill 2025 / L A

Kroos për ndeshjen ndaj Arsenalit: Real Madrid duhet ta vendosë atë në 15 minutat e para

Ish-futbollisti, Toni Kroos po shijon pensionimin e tij nga futbolli.

Gjermani, ishte së fundi në një intervistë për “Einfach mal Luppen”, ku shprehu mendimin e tij se çfarë duhet të bëjë Reali për në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

“Real Madrid duhet ta vendosë atë në 15 minutat e para. Kështu duhet të shkojë në mënyrë ideale. Duhet ta bëni Arsenalin, i cili nuk ka përvojë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, veçanërisht jo në Madrid, të mendojë: Uaa, nuk ka mbaruar ende. Mund të them nga përvoja, zakonisht kur Real Madridi është në ndjekje, ekziston gjithmonë ajo fazë ku ata do të shënojnë një gol, edhe nëse kanë mbetur pesë, gjashtë apo shtatë minuta”, u shpreh Kroos.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit të çerekfinales të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Arsenalit, pritet të zhvillohet të mërkurën në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu”, në orën 21:00./IndeksOnline/