75 Mall Live Search
15:40 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / mp

KRU “Gjakova” ka një kërkesë rreth pagesave që bëhen përmes bankës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton konsumatorët të cilët i kryejnë pagesat përmes transaksioneve të bankës (E-banking), ta shkruajnë edhe kodin apo numrin referent të konsumatorit, i cili është i shënuar në çdo faturë.

“Për konsumatorët fizikë, numri referent është gjashtëshifror A XXXXXX, kurse për konsumatorët juridikë numri referent është katër shifror B XXXX. Disa pagesa janë të panjohura për ne në mungesë të të dhënave adekuate, andaj kërkojmë nga konsumatorët të identifikojnë numrin e saktë të kodit të tyre si referencë për pagesa të shërbimeve të ujit”, bëhet e ditur në postimin në Facebook të KRU “Gjakova”.