75 Mall Live Search
23:37 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Z S

KRU “Gjakova” njofton për reduktime te ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se nesër do të zhvillohen punime në rrjetin e ujësjellësit, me ç’rast do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në lokacione të caktuara: Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Randobravë, Retijë e Poshtme, Retijë e Epërme, Piranë, Nagavc, Hoçë e Vogël, Brestovc, Krajkë, Bregdri, Zymë e Shëngjergj.

Ndërprerja e furnizimit ka filluar nga ora 20:00 dhe do zgjas deri në orët e para të mbrëmjes së dt; 03.04.2025, duke pasur parasyshë edhe mbarëvajtjen e punimeve.

Po ashtu nesër me dt; 03.04.20205 nga ora 07:00 e mëngjesit do te ketë ndërprerje te ujit të pijshëm për fshatrat e Hasit, Anadrinit, Xërxe si dhe e gjithë Njësia e Rahovecit.

”Do intervenohet në ndërrimin e “Ujëmatësit Elektromagnetik” në degëzimin kryesor, për rrjetin që furnizon zonat e lartpërmendura. Lidhur me këtë intervenim furnizimi parashihet të rikthehet brenda ditës, në orët e para të mbrëmjes”, thuhet në njoftim./Indeksonline/