75 Mall Live Search
14:19 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

KRU ‘HIDRODRINI’: Është normalizuar furnizimi me ujë në rajonin e mbulueshmërisë tonë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar se që nga sot (07 Nëntor 2019) kanë marrë fund reduktimet në furnizim me ujë për komunat e mbulueshmërisë së saj,  Pejë, Junik, Klinë, Deçan dhe Istog, sa i përket ndërprerjeve që kishin ardhur si pasojë e rënies së nivelit të ujit nëpër burimet furnizuese.

Kjo kompani njofton se reduktime nuk do ketë deri në mes të Muajit Mars 2020, kjo si rezultat i reshjeve të nevojshme. Reduktime mund të ndodhin në këtë periudhë, vetëm në rast të prishjeve lokale.

Njoftimi i plotë:

“Pas rreshjeve të fundit, komunat Pejë, Junik, Klinë, Deçan dhe Istog i janë kthyer normalitetit në furnizim 24 orësh me ujë.

Ndërprerje mund të ketë vetëm në rast të prishjeve lokale.

Galeritë e ujit në Burimin e Grykës së Rugovës dhe të Drinit kanë rritur mjaftueshëm nivelin e sasisë së ujit.

Punonjësit dhe inxhinierët e KRU ‘Hidrodrini’ gjatë 12 orëve të fundit kanë punuar në trajtimin e cilësisë së ujit në masën e shtuar, ndaj dhe furnizimi me ujë është normalizuar.

Bazuar në rrethanat stinore, KRU ‘Hidrondrini’ në Pejë deklaron se reduktime, si pasojë e mungesës së ujit nëpër burime, nuk priten deri në mes të muajit Mars 2020.”-thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e KRU ‘Hidrodrini’ –Pejë