75 Mall Live Search
15:35 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

KRU ‘Hidrodrini’ fton konsumatorët borxhlinjë që të kryejnë obligimet financiare ndaj shërbimit

Zyra Rajonale për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë me anë të një komunikate për Media dhe Opinion ka ftuar konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejës, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që të kryejnë obligimet financiare të faturuara, të ujit të shpenzuar.

KRU ‘Hidrodrini’ duke falënderuarë konsumatorët e rregullt të cilët po kryejnë vazhdimisht obligimet financiare të shpenzimit, paralajmëron konsumatorët borxhlinjë se në rast të mos shlyerjes së obligimeve, mbetet i detyruar të aplikojë masa ligjore siç janë shkyçjet individuale, paditë gjyqësore dhe procedurat ligjore tek përmbaruesi.

Komunikata e plotë:

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, fton konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejës, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që të kryejnë obligimet financiare të faturuara, të ujit të shpenzuar!

Në të kundërtën, KRU ‘Hidrodrini’ në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve, paralajmëron se mbetet i detyruar të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me:

  • Shkyçje individuale të konsumatorëve borxhlinjë,
  • Padi gjyqësore,
  • Proces ligjor tek përmbaruesi.

KRU ‘Hidrodrini’ me shërbimet e veta të shtrirjes në komunat e sipërshënuara, mbetet ndër kompanitë më serioze dhe precize e profesionale në furnizim me shërbime për konsumatorë.

Kujtojmë se Zyra e Kryeshefit Ekzekutiv Rajonal të KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani së bashku me Bordin drejtues në hartimin e politikave të shërbimit dhe inkasimit, gjatë tërë 2019-tës dhe në këtë fllim vit 2020, ka marrë të gjitha masat lehtësuese bazuar në mundësitë që ofron ligji, që konsumaotrëve tu ofrohen metoda dhe praktika të përshtatshme për shlyerjen e borxheve, ndaj shërbimeve.

KRU ‘Hidrodrini’, falënderon konsumatorët e rregullt të cilët po kryejnë vazhdimisht obligimet financiare ndaj Kompanisë tonë, për shpenzimin e ujit nga ana e tyre.”-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’- Pejë.