75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / mp

KRU “Hidromorava”: Ndërprerje e furnizimit me ujë deri në orën 17:00

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshmëm deri në orën 17:00 të pasdites.

KRU “Hidromorava” përmes një postimi në Facebook njoftoi se arsyeja e ndaljes së furnizimit me ujë është ndërprerja me energji elektrike nga KEDS-i.

“Të nderuar konsumatorë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS-i deri në orën 17:00, fabrikat për përpunimin të ujit në Përlepnicë dhe Velekincë, dhe SP Baja, kanë ndërprerë procesin e përpunimit dhe furnizimin me ujë për konsumatorët. Për çdo ndryshim tjetër, do t’ju mbajmë të informuar”, ka njoftuar “Hidromorava”.