10:50 / E Martë, 25 Korrik 2023 / S Z

KRU Prishtina aksion në Graçanicë, për borxhlinjtë e mëdhenj të ujit dhe konsumatorët ilegal

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nesër do të ndërmarrë një aksion  në Graçanicë,  për shkyqjen e konsumatorëve borxhlinjë.

“Nesër aksion i madh në Graçanicë, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët. Nesër 26 korrik 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi  aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Graçanicë”, thuhet në njoftim.

Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës.

Në njoftim po ashtu thuhet se  borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.