Shfrytëzimi ilegal i ujit, KRU “Prishtina” bën dy shkyçje të mëdha

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka marrë vendim për dy shkyçje të mëdha të shërbimeve të ujit.
Deri te ky vendim thonë se kanë ardhur pas kyçjeve të paautorizuara, të cilat po rrezikojnë furnizimin me ujë.
“Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale” tuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Besoni ose jo, furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale.
Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë.
Nga sot 0 tolerime për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit.
Sot realizohen dy shkyçje të mëdha.
Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale.
Nga sot, në akcion të paparë deri më sot.