22:14 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

KRU Prishtina: Bordi i emëruar nga Kurti po provon të punësojë njerëz kundërligjshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka lëshuar një komunikatë me akuza ndaj Bordit të përkohshëm të KRU Prishtina të emëruar nga Qeveria Kurti. 

Në këtë komunikatë thuhet se ky bord ka vepruar kundërligjshëm duke mos respektuar vendimet e Aksionarit, dhe e cila është Ministria e Zhvillimit Ekonomik e drejtuar nga z.Blerim Kuqi.

Po ashtu thuhet tutje se ky bord ka shpallur konkurs për katër pozita dhe përkundër vendimit që të anulohen këto konkurse, procesi është vazhduar.

KRU Prishtina thotë që edhe justifikimi i Qeverisë Kurti për të shkarkuar pa procedurë të gjithë menaxhmentin e lartë në këtë ndërmarrje ka qenë i pabazuar pasi që në vitin 2019 ka pasur bilanc pozitiv.

Kurti në atë kohë kishte dhënë arsyetimin se kishte pasur “gjakderdhje financiare”.

Statusi i plotë: 

Bordi i perkohshem i KRU PRISHTINA i emëruar nga Qeveria Kurti pa procedure ka shkarkuar te gjithe menaxhmentin e larte ne KRU PRISHTINA duke u thirrur ne gjakderdhje financiare qe perkundrazi Ndermarrja ne vitin 2019 ka punuar me bilanc pozitiv. Me pas ka shpallur konkursin per kater pozitat si: Kryeshef sekretar ZKF dhe Auditor. Me ardhjen e Qeverise se re Ministria e Zhvillimit ekonomik zyra e Ministrit ka nxerrur vendim qe te anulohen dhe te stopohen te gjitha keto konkurse por Bordi i perkohshem nuk e ka respektuar Ministrine e linjes dhe vendimin e Ministrit dhe ka vazhduar me procedura te rekrutimit lidhur me keto kater pozitat me te larta ne Ndermarrje. Ky veprim i Bordit eshte shkelje dhe mos respektim i vendimeve te Aksionarit pasi qe aksionar eshte qeveria respektivisht Minsitria e zhvillimit ekonomik qe drejtohet nga Ministri z. BLERIM Kuqi.