KRU “Prishtina” intervenon në këto rrugë, sot

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të ketë intervenime në disa zona.
Ekipet e mirëmbajtjes do të punojnë në pesë rrugë të kryeqytetit, për të bërë rregullime të domosdoshme, shkruan IndeksOnline.
Në njoftimin zyrtar thuhet se do të ketë intervenime në rrugën “Kadri Bajri”, “Rifat Mziu”, “Uran Ajeti”, “Dil Mramori”, “Hasan Jashari”, si edhe te Forenzika në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Në njoftimin e KRU-së nuk është bërë e ditur nëse do të ketë reduktime të ujit për shkak të këtyre punimeve.