KRU “Prishtina” intervenon sot në Shushicë, Sllatinë dhe në disa rrugë të Prishtinës

Ekipet e mirëmbajtjes në kuadër të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” kanë njoftuar intervenimet në disa zona.
Ndërhyrjet do të bëhen për të përmirësuar rrjetin e furnizimit, raporton IndeksOnline.
Nuk është bërë e ditur nëse intervenimet do të shkaktojnë reduktime të përkohshme të ujit.
Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se ndërhyrjet do të bëhen në fshatrat Shushicë e Sllatinë, si edhe në rrugët: “Bajram Bahtiri”, “Lidhja e Prizrenit”, “Shpëtim Robaj”, “Isa Kastrati”, “Mitrush Kuteli”, “Malush Kosova”, “Don Shtefan Kurti”, “Tahir Meha”, “Mustafë Kruja” dhe “Aqif Blyta”.