75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / MSH

KRU “Prishtina” intervenon sot në Sllatinë dhe disa zona të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes sot do të intervenojnë në disa zona të kryeqytetit.

Intervenimet që do të bëhen për të përmirësuar infrastrukturën e ujësjellësit mund të shoqërohen me ndërprerje të përkohshme të ujit, raporton IndeksOnline.

Punimet do të bëhen në fshatin Sllatinë dhe në rrugët: “Bill Klinton”, “Shyqri Kushevica”, “Abdullah Bojku”, dhe “Elez Geci”.