75 Mall Live Search
19:20 / E Martë, 29 Korrik 2025 / MSH

KRU “Prishtina” ka një paralajmërim për borxhlinjtë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët në lagje të ndryshme të Prishtinës që të paguajnë borxhet e grumbulluara.

Në rast të mos pagesës, KRU-ja njofton ndëshkimin me shkyçje nga shërbimi i ujësjellësit, raporton IndeksOnline.

Përveç shkyçjes, konsumatorëve do t’u dërgohet lënda te përmbaruesi privat.

“S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Ftojmë konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara , në lagjet Bregu i Diellit, Velania, Veternik, Taslixhe, Kolovicë, Hajvali, ,Pejton, Ulpianë, që në afat sa më të shkurtër t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit.

Ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat.

S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale.