KRU “Prishtina” me intervenime në disa zona, përfshirë dhe sheshin “Zahir Pajaziti”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka deklaruar se edhe sot do të ketë intervenime në disa zona të kryeqytetit.
Ekipet e mirëmbajtjes do të angazhohen për të përmirësuar infrastrukturën e ujësjellësit, shkruan IndeksOnline.
Kështu, ndërhyrjet do të bëhen në sheshin “Zahuir Pajaziti”, dhe këto rrugë: “Gjon Sereçi”, “Agim Ramadani”, “Viktor Hygo”, “27 Nëntori”, “Fehmi Agani”, “lekë Dukagjini” dhe “Sali Butka”.
Gjatë intervenimeve mund të ketë edhe reduktime afatshkurtra./IndeksOnline/