75 Mall Live Search
10:12 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / MSH

KRU “Prishtina” me njoftim me rëndësi për konsumatorët e ndërtesave kolektive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët që është e obligueshme të instalohen ujëmatësit individual.

Përmes një njoftimi në Facebook, KRU-ja ka deklaruar se banorët e ndërtesave kolektive që faturohen me ujëmatës të përbashkët, të instalojnë ujëmatësit individualë me qëllim që faturimi të bëhet sa më real.

“Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale 4 ujëmatës, 5 vertikale 5 ujëmatës” thuhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.

Sipas KRU “Prishtina”, ujëmatësi individual është i nevojshëm pasi që, në rast të rrjedhjes së ujit brenda ndërtesës, i tërë faturimi u vendoset atyre që kanë ujëmatës të përbashkët.

Ky është njoftimi i plotë:

Lusim konsumatorët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive ( të vjetra si psh. lagjja” Ulpiana”,” Dardania”, ” Bregu i Diellit” , etj) e të cilët faturohen me ujëmatës të përbashkët, që sa më shpejt të instalojnë ujëmatës individualë për shkak të faturimit sa më real.

Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale 4 ujëmatës, 5 vertikale 5 ujëmatës.

Vendosja e ujëmatësve individual për herë të parë vendoset nga konsumatori.

Pse duhet të instalohet ujëmatësi individual:

Në rast të ndonjë rrjedhje  të ujit në ndonjë vertikale brenda ndërtesës, i tërë uji që rrjedh iu faturohet juve që jeni me ujëmatës të përbashkët me ç’rast edhe nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmtimi brenda ndërtesës suaj.