KRU “Prishtina”- Nga 30 marsi mund të bëni pagesat në të gjitha pikat tona

Menaxhmenti i KRU”Prishtina” ka njoftuar se ka marrë vendim që nga dita e hënë, 30 mars 2020 të gjitha pikat e arkëtimit do të jenë të hapura , aty ku mund të bëhen pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, nga ora 09:00 – 16:00.
Ky vendim siç bëhet e ditur nga kjo komunikatë ka ardhur pas vendimit të fundit të qeverisë së Kosovës për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë, e cila mund të bëhet gjatë këtij intervali kohor ./IndeksOnline.