KRU “Prishtina” sot intervenon në Bardhosh, Milevc dhe disa rrugë të kryeqytetit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar mbi intervenimet e ditës së sotme, në terren.
Ekipet e mirëmbajtjes do të punojnë në fshatin Bardhosh dhe Milevc.
Në të njëjtën kohë, KRU “Prishtina” do të jetë edhe në këto rrugë: “Asllan Pireva”, “Lidhja e Prizrenit”, “Presheva”, “Xheladin Kurtaj”, “Zenel Bajraktari”, “Ali Ajeti”, “Hajdar Dushi”, dhe “Mbreti Longar”.
Intervenimet do të bëhen për të përmirësuar rrjetin furnizues me ujë./IndeksOnline/