75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 27 Prill 2023 / S Z

KRUP: Do të jemi të pakompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk e paguajnë ujin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP) u ka bërë thirrje qytetarëve, që të paguajnë faturat e ujit. Ndërsa i ka paralajmëruar,  se do të jenë të pa kompromis ndaj të gjithë konsumatorëve ilegal dhe atyre të cilët nuk i paguajnë faturat e ujit.

Njoftimi i plotë i KRUP:

Juve që jeni pagues tē rregullt të faturave të ujit, të përgjegjshëm edhe në shpenzimin racional, ju falënderojmë përzemërsisht dhe ju sigurojmë që të gjitha pagesat tuaja për shërbime do u rikthehen në investime infrastrukturore për furnizim më të mirë me ujë. Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë.

Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit.

Drejtohuni në pikat tona dhe ne kemi lehtësira për kryerjen e obligimeve tuaja financiare.

Të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit.

Mjaft është mjaft!

Enough is enough!