23:18 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Krusha e Madhe në këmbë për Hoxhajn, djalin e nipin e Ukshin Hotit

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Krushën e Madhe, vendlindjen e Ukshin Hotit, bashkë me djalin e tij Andinin dhe me nipin e tij Arben Fetoshin.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rimëkëmbje është shndrruar në forcë të mobilizimit kudo nëpër Kosovë.

Ai ka shtuar se edhe qytetarët e Krushës së madhe, vendlindjes së Ukshin Hotit, kanë vendosur të mos i bartin bvi supe pasojat e qeverisjeve të këtija të 2020-ës.

“Ata tashmë janë në përkrahje të plotë të #Rimëkëmbjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me djalin e Ukshinit, Andinin dhe nipin e tij Arben Fetoshin, do ta rimëkëmbim shtetin, ashtu siç e kishte përherë vizion heroi ynë Ukshin Hoti.”, ka shkruar Hoxhaj.

Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

Rimëkëmbje është shndërruar në forcë të mobilizimit kudo nëpër Kosovë. Në forcë të bashkëbisedimit, me secilin dhe me të gjithë.

Edhe qytetarët e Krushës së Madhe, vendlindjes së Ukshin Hotit, kanë vendosur të mos i bartin mbi supe më pasojat e qeverisjeve të këqija të 2020-ës. Ata tashmë janë në përkrahje të plotë të #Rimëkëmbjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me djalin e Ukshinit, Andinin dhe nipin e tij Arben Fetoshin, do ta rimëkëmbim shtetin, ashtu siç e kishte përherë vizion heroi ynë Ukshin Hoti.  Votoni #PDK134