Kryebashkiaku i Rrogozhinës, në Shqipëri, dënohet me 1 vit burgim
Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar dënimin me 1 vit burgim për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla.
Memolla u akuzua për korrupsion zgjedhor, ndërsa pritet që SPAK-u të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për të dërguar kryebashkiakun në qeli.
Sakaq, nga ky moment bashkia e Rrogozhinës do të ngelet pa kryetar dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Po ashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vjet.

