75 Mall Live Search
20:26 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / S Z

Kryediplomati britanik Cameron do të zhvillojë takim edhe me Gërvallën

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Cameron, do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të institicioneve të Republikës së Kosovës.

Ditën e enjte, më 4 janar 2024, zhvillohet takimi me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Takimi mbahet në ndërtesën e  Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Në takimin dypalësh mes Ministres Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm Britanik, LordiCameron,  do të mund të merrni pamje. Pas takimit homologët do të deklarohen për mediat vendase dhe ato ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Takimi mbahet nësër në orën 08:00.