75 Mall Live Search
19:01 / E Diele, 01 Qershor 2025 / FR

Kryediplomati i Bosnjës arrin në Kosovë me ftesë të presidentes Osmani, e mirëpret Kadaj-Bujupi

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković, ka mbërritur sot në Kosovë me ftesë zyrtare të Presidentes Vjosa Osmani.

Ministrin bosnjës është pritur nga këshilltarja e presidentes, Donika Kadaj-Bujupi.

Vizita e tij realizohet në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Bosnja dhe Hercegovina mbetet ndër shtetet e pakta në rajon që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./IndeksOnline/