Kryediplomatja amerikane në Kosovë viziton manastirin e Deçanit

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar manastirin e Deçanit.
Gjatë ditës së djeshme, Prattipati qëndroi në Dukagjin, ku pati mundësinë të takohej me shumë sipërmarrës dhe udhëheqës lokalë.
Nga Peja në Deçan, Prattipati shkoi në ambientet e manastirit të Deçanit, hapësirë që e kishte vizituar edhe më herët, shkruan IndeksOnline.
“Ajo pati një takim produktiv me atin Sava për të riafirmuar përkushtimin e SHBA-së për mbrojtjen e lirive fetare në Kosovë, duke përfshirë të krishterët teksa festojnë të dielën e Pashkëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Chargé d’affaires Anu Prattipati was pleased to return to Decani Monastery – on the UNESCO World Heritage List and an important cultural site. She had a productive meeting with Father Sava to reaffirm the U.S. commitment to protecting religious freedoms in Kosovo, including… pic.twitter.com/S1OaxETsLE
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 16, 2025