75 Mall Live Search
13:02 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Kryediplomatja belge: Në Kosovë kërkova deeskalim dhe rikthim në dialog

Kryediplomatja belge Ladja Lahbib ka shkruar për vizitën e saj në Kosovë. Ajo në rrjetin social “X” ka treguar se çfarë ka kërkuar nga liderët në Kosovë.

Lahbib është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.

Ajo ka thënë se ka kërkuar nga Kosova, njëjtë si nga Serbia deeskalimin e situatës.

Gjithashtu, ajo ka kërkuar rikthim në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në mes të Kosovës dhe Serbisë.