75 Mall Live Search
16:07 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kryediplomatja kosovare bisedoi me homologun nga Jemeni, dakordohen për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë virtuale me homologun e saj nga Jemeni, Mohammed Abdullah Mohammed Al-Hadrami.

“Në një video-bisedë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Jemenit z.Mohammed Abdullah Mohammed Al-Hadrami diskutuam për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen reciproke dhe zhvillimet e përgjithshme politike në vendet respektive. U dakorduam që në të ardhmen e afërt të shkëmbejmë vizita të ndërsjella”, është shprehur kryediplomatja Haradinaj-Stublla.