75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kryediplomatja kosovare e pret në aeroport Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në takim homologun e saj grek, ministrin e jashtëm Nikos Dendias, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Haradinaj tha se ky u diskutua vonë gjithë gama e bashkëpunimit bilateral, dhe shkëmbyen idetë se si t’i thellojmë më tej marrëdhëniet  në fushat e interesit të ndërsjellë.

Postimi:

“Greqia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe shtet i rajonit tonë, ka vënë një standard të lartë të konstruktivitetit politik – duke mirëmbajtur me Kosovën një dialog tejet praktik dhe duke përkrahur shtetin tonë në rrugën e integrimit Evropian.

Sot pata kënaqësinë ta pres Ministrin Dendias në Prishtinë, për të diskutuar më vonë gjithë gamën e bashkëpunimit tonë bilateral, dhe për të shkëmbyer idetë tona se si t’i thellojmë më tej marrëdhëniet tona në fushat e interesit të ndërsjellë.

Me Greqinë na lidhë edhe miqësia e përbashkët me SHBA-të, dhe është element i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin themeleve të forta të marrëdhënieve tona”