75 Mall Live Search
13:35 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kryediplomatja shkon në t’pame tek familja Krasniqi që humbi familjarët në nje aksident në Gjermani

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla sot ka qenë në të pame tek familja e Krasniqi nga Ferizaji që humbi familjarët e saj në një aksident në Gjermani.

Haradinaj-Stublla u shprehë se kjo ishte një javë e trishtë për mërgatën tonë, transmeton Indeksonline.

Tutje, ajo shprehu gatishmërinë dhe solidaritetin e plotë dhe të Qeverisë së Kosovës për t’i qëndruar afër familjes Krasniqi në këtë tragjedi të rëndë.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

Javë e trishtë për mërgatën tonë!

Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAKsë në Ferizaj, Zv.Ministrin e Infrastrukturës z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gadishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë.