75 Mall Live Search
20:46 / E Enjte, 18 Maj 2023 / S Z

Kryehen dy bastisje në Podujevë, sekuestrohet një armë zjarri

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, sot ka kryer një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Metehi të komunës së Podujevës.

Në njoftimin e policisë thuhet se përgjatë bastisjes policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj, një revole të tipit EKOL Special, e kalibrit 9 mm.

Ndërsa ndaj të dyshuarve A. I, mashkull, 18 vjeç dheT. Sh, mashkull, 20 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës,  me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.