75 Mall Live Search
10:54 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / mp

Kryeinspektori i “ngul këmbë” në inspektoriat, merr pikët maksimale në konkursin për drejtor

Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës është kandidati më pikë më të larta në konkursin për  drejtoreEkzekutiv në Inspektoratin Qendror, të Punës të publikuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Sipas njoftimit në listë si kundërkandidat është Liridon Aliu.

Hekuran Nikçi nga komisioni është vlerësuar me 83.6 pikë, ndërsa Liridon Aliu me 75.8 pikë.

Dokumenti:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka publikuar njoftimin për kandidatët e propozuar nga Komisioni i pranimit për pozitën: drejtor ekzekutiv në Inspektoratin Qendror të Punës .

Qeveria e Kosovës në maj të vitit 2022 e kishte emëruar Hekuran Nikçin, kryeinspektor të Inspektoratit të Punës, në mbledhjen elektronike.

Zyra e kryeministrit atëbotë kishte njoftuar se Nikçi është emëruar në këtë pozitë për mandat 4-vjeçar.

“Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës”, thuhet në njoftim./Indeksonline/