75 Mall Live Search
16:23 / E Premte, 09 Prill 2021 / OSH

Kryekuvendari Konjufca i bëri homazh 60 të rënëve kaçanikas, bashkëbisedon me fëmijët e dëshmorëve!

Kaçaniku nderoi 60 të rënët në luftën e fundit, të premtën. Para 22-viteve ranë 28 pjesëtarë të UÇK-së dhe 32 civilë.

Këtu prehen katër heroinat kaçanikase, Mukadeze Lika Muhaxheri, nënë e 4 fëmijëve, Lumnije e Jehona Raka dhe Emsale Frangu.

Homazhe te vendi i rënies, te Përroi i Rakocit dhe te Lagjja e re, i bëri kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Konjufca i nderoi të rënët te varrezat e dëshmorëve.

Kryekuvendari llafosi me të birin e heroinës Mukadeze Muhaxheri, Albanin dhe birin e dëshmorit Blerim Rakës, Boletinin.

Albanit i tha: Më ka pëlqye storja jote me ushtarin amerikan… E kishte fjalën për fotografinë pas luftës të Albanit, me kapelën e NATO-s, mbi tank, i shoqëruar me ushtarin amerikan Eric Nowlen, i publikuar në Indeksonline.