75 Mall Live Search
10:19 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kryeministri australian duke iu dridhur zëri, kërkon falje për viktimat e abuzimeve seksuale

Të shumta janë abuzimet seksuale që janë bërë në gjithë botën. Por kryeministri australian, Scott Morrison së fundi ka kërkuar falje kombëtare për fëmijët që ishin viktima të këtyre abuzimeve.

Shumë njerëz u bën bashkë në ‘Canberra’ për të dëgjuar fjalimin emocional të Morrison që u adresua nga Parlamenti Australian.

Në fjalimin e tij, Morrison i referohej hetimit pesë vjeçar, ku u gjet se dhjetëra e mijëra fëmijë janë abuzuar.

“Sot më në fund pranojmë dhe ballafaqohemi me britmat që s’i dëgjuam të fëmijëve tanë. Ne duhet të jemi të përulur përballë atyre që janë të braktisur dhe të lutemi e t’u kërkojmë falje atyre”, ka thënë Morrison, transmeton Indeksonline.

Në bazë të hetimeve të përfunduara në dhjetorin e vitit të kaluar, u dëgjuan 8 mijë dëshmi nga viktimat rreth abuzimeve në organizatat e tilla si kisha, shkolla dhe klube sportive.

Morrison pranoi vuajtjet e viktimave dhe dënoi institucionet që dështuan në këtë aspekt. Ai u dëgjua të jetë shumë emocional , përderisa nuk mungonin as të dridhurat e zërit.

“Pse u shpërfillen thirrjet e fëmijëve dhe të prindërve? Pse sistemi ynë i drejtësisë ishte i verbër ndaj padrejtësisë? Pse është dashur kaq kohë për të vepruar?”, tha kryeministri australian.

Të mbijetuarit qanin dhe mbanin duart mes vete derisa u bë kërkim falja, por disa nga ata shprehën zhgënjimin e tyre me përgjigjen e Qeverisë ndaj këtij hetimi.

Mbi  15,000 njerëz dyshohet se janë viktima në më shumë se 4000 institucione të vendit.