75 Mall Live Search
19:04 / E Martë, 24 Qershor 2025 / Gj. Sh

Kryeministri britanik deklarohet rreth armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet.

Ai është shprehur se kjo është një mundësi për të siguruar stabilitetin e nevojshëm në Lindjen e Mesme, raporton BBC.

“Irani nuk duhet kurrë të lejohet të zhvillojë një armë bërthamore dhe ata tani duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme”, është shprehur ai.

Më herët gjatë ditës, Starmer tha se kishte folur me emirin e Katarit në lidhje me sulmin iranian ndaj bazës amerikane.