12:27 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Kryeministri britanik del pozitiv me koronavirus, ja fjalët e para nga shtëpia

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka dalur pozitiv në testin e koronavirusit.

Ai është paraqitur me një video nga shtëpia ku e ka konfirmuar këtë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kam patur simptoma të lehta dhe kam dalur pozitiv me koronavirus. Tani jam duke u izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj përgjigjet e qeverisë përmes konferencave me video pasi luftojmë këtë virus nga shtëpia. Së bashku do ta mposhtim këtë./Indeksonline/