Kryeministri britanik: Kam gjashtë fëmijë dhe të voglit ia ndërroj pelenat

Kryeministri britanik Boris Johnson ka vendosur të zbuloi gjëra nga jeta private.
Në një intervistë për NBC, ai ka treguar që është baba i gjashtë fëmijëve, transmeton Indeksonline.

Por, e gjithë kjo nuk e ka lodhur aspak duke qenë mjaftë energjik për kujdesjen ndaj tyre.
Në pyetjen se si është të jesh baba i një fëmijë të vogël ndërsa është në pushtet, ai shtoi: “Fantastike. Është shumë punë njëkohësisht. Por e dua, e dua absolutisht. Ndërroj shumë pelena”, u përgjigj ai./Indeksonline/
