17:21 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Kryeministri bullgar biznesmenëve: “Shitni veturat dhe shtëpitë e shtrenjta, paguani rrogat punëtorëve”

Kryeministri bullgar ka realizuar një takim ku ka dëgjuar ankesat e biznesmenëve të mëdhenj të vendit të tij nga dëmet që ka shkaktuar Koronavirusi. Ai në këtë takim ka folur vetëm një fjali dhe është larguar:

“Shitni veturat dhe anijet e shtrenjta që i keni dhe paguani rrogat e punëtorëve”. Kjo ka qenë fjalia e vetme e Borisovit në këtë takim, që është bë legjendare jo vetëm në Bullgari, por edhe më gjerë.

Në takim biznesmenët janë ankuar se nuk mund të paguajnë rrogat e punëtorëve, sepse i tërë sektori privat është goditur nga masat kundër Koronavirusit dhe kanë kërkur ndihmë shtetërore.

Ndryshe, Bullgaria është një nga vendet e para në rajon që shpalli gjendje të jashtëzakonshme.